STUDIME MBI UNIVERSIN

  1_1384334327

Ekuacioni i famshëm i Anshtajnit E = m∙C2 është një hap i madh në këtë zbulim. Energjia që përmban një objekt gjatë lëvizjes do të çojë në rritjen e masës së tij, dhe për pasojë ai do të ketë më shumë vështirësi për të shtuar shpejtësinë. Ky efekt është i rëndësishëm vetëm për objektet që zhvendosen me shpejtësi të afërta me atë të dritës. Një objekt që lëviz me 10 % të shpejtësisë së dritës është vetëm 0.5 % më i madh se masa e tij fillestare, ndërsa kur lëviz me 90 % të shpejtësisë së dritës masa e objektit do të shtohet me të paktën 2 herë. Ai nuk do ta arrijë kurrë shpejtësinë e dritës sepse në këtë mënyrë masa e tij do të ishte e pafund dhe do të kërkonte sasi të pafund energjie që të arrinte atë shpejtësi.

… Graviteti nuk është një forcë si gjithë të tjerat, por është pasojë e faktit se “hapësirë – koha” nuk është e sheshtë. Trupa si Toka lëvizin në një trajektore të drejtë, por në një “hapësirë – kohë” të përkulur. Masa e Diellit e përkul “hapësirë – kohën” në mënyrë të tillë që edhe pse toka ndjek një trajektore të drejtë në një hapësirë me 4 përmasa, ne na duket sikur lëviz gjatë një orbite rrethore në hapësirën 3 dimensionale. Drita përkulet nën veprimin e fushës gravitacionale.

… Koha duhet të rrjedhë më ngadalë në afërsi të një trupi masiv sikurse është Toka. Kjo për shkak të një raporti ndërmjet energjisë së dritës dhe frekuencës së saj: sa më e madhe energjia aq më e lartë është frekuenca. Nuk ekziston një pozitë absolute në hapësirë. Koha absolute nuk ekziston. Marrim si shembull 2 binjakë. Njëri shkon të jetojë në majë të malit, ndërsa tjetri qëndron mbi nivelin e detit. Binjaku i parë duhet të plaket më shpejt sesa i dyti. Kështu, n.q.s. ata takohen përsëri, njëri duhet të jetë më i moshuar se tjetri. Diferenca e moshës duhet të jetë shumë e vogël. Pra, nuk ekziston kohë absolute unike, por çdo njeri ka masën e vet personale të kohës që varet nga vendi ku ndodhet dhe nga mënyra e lëvizjes.

From the book of Stephen W. Hawking “A brief History of Time”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s