Roli i faktoreve gjeo – fizike dhe i atyre humane dhe ekonomike mbi problematiken sociale ne zonen e Korces

maxresdefaultPhoto-0011

PUNOI : Amarildo Shallas

Përmbajtja e këtij punimi është bazuar në krahasimin e fenomeneve sociale në zonat urbane dhe ato rurale të kësaj hapësire gjeografike. Dy aspektet kryesore janë :

1. Roli i mjedisit gjeografik dhe elementëve të tij si : relievi, klima, hidrografia dhe tokat në formimin e hapësirës gjeo sociale ku evidentohen aktiviteti dhe veprimtaria e grupeve sociale me tiparet, veçoritë, dinamikën dhe evolucionin e saj si në hapësirat urbane ashtu edhe në hapësirat rurale.

2. Roli i faktorëve ekonomikë, politikë, historikë dhe atyre kulturore e socialë në problematikën sociale të këtij rajoni dhe impakti i tyre me anë të mekanizmave si : Oferta ekonomike, transportueshmëria, aksesibiliteti i ofrimit të shërbimeve shëndetësore, arsimore dhe atyre sociale si pensionet apo ndihmat ekonomike sociale.

1.1 Roli i relievit :
Relievi përbën një nga komponentët e mjedisit fizik gjeografik i cili me anë të elementëve si : copëtimi horizontal dhe vertikal i relievit, pjerrësia e shpateve, ekspozicioni i shpateve, lartësia mesatare mbi nivelin e detit, lëvizjet ulëse apo ngritëse etj, ka bërë që për rajonin e Korçës të kemi :
1.1.1 Kushtëzimin e aktivitetit human dhe vendosjen e popullsisë në atë hapësirë ku ofrohen kushte të favorshme, përkatësisht pjesa më e madhe e popullsisë jeton në fushëgropën e Korçës, gropën e Pogradecit dhe Gropën e Kolonjës, ndërsa në pjesën tjetër popullsia ose mungon ose është shumë e pakët.
1.1.2 Komunikimi dhe transporti janë lehtësisht të arritshëm në zonat urbane ndërsa në ato rurale transporti vështirësohet. Në disa fshatra rrjeti rrugor nuk ekziston ose rrugët janë vetëm me bazament natyror si p.sh. fshatrat e thellë malorë në zonën e Kolonjës si : Navosela, Çlirim etj.
1.1.3 Aktiviteti ekonomik në disa degë të tij kushtëzohet nga relievi. Kjo ka sjellë përqendrimin më të madh të popullsisë drejt zonave urbane dhe tendencën gjithnjë e më të madhe të banorëve të zonave rurale për të migruar drejt zonave urbane, kryesisht drejt qytetit të Korçës.
1.1.4 Relievi kushtëzon vendosjen dhe shpërndarjen hapësinore të vendbanimeve.

1.2 Roli i klimës :
Klima në këtë rajon ka karakter të theksuar kontinental malor dhe është tipike mesdhetare malore dhe kodrinore.
1.2.1 Kjo ndikon në shpërndarjen e kulturave bujqësore, e cila kushtëzon ngushtësisht aktivitetin bujqësor në zonat rurale, rrjedhimisht edhe duke ndikuar në ekonominë e zonave rurale.
1.2.2 Klima malore mesdhetare lejon që të kultivohen një numër relativisht i vogël kulturash bimore. Kultura më e njohur në këtë rajon është molla, e cila në fushëgropën e Korçës përbën edhe bazën ekonomike të zonës rurale, ndërsa në zonat e Devollit dhe Kolonjës aktiviteti kryesor është blegtoria ndërsa bujqësia është modeste në krahasim me zonën e Korçës.
1.2.3 Një aspekt tjetër është edhe turizmi. Këtu mund të përmendim turizmin në brigjet e liqenit të Ohrit apo edhe turizmin në resortet e njohura malore në Dardhë, Voskopojë. Kemi dhe turizmin kurativ kryesisht në zonën e Voskopojës në Korçë, Glinës e Shelegurit në Kolonjë, ku ky i fundit është zonë e mbrojtur.
Si konkluzion për këtë pjesë mund të themi se klima ka ndikim të theksuar në zonat rurale dhe ndikim më të pakët në zonat urbane të kësaj hapësire gjeografike.

1.3 Roli i Hidrografisë dhe i tokave
1.3.1 Liqeni i Pogradecit përbën një potencial të rëndësishëm turistik.
1.3.2 Pjesa më e madhe e ujërave të lumenjve shërben për sistemin bujqësor i cili vetëm në zonën e Korçës është funksional ndërsa në zonën e Pogradecit dhe zonën e Kolonjës është modest dhe i prapambetur. Kjo sjell zhvillim të zonave rurale me karakter bujqësor.
1.3.3 Lumenjtë kanë edhe aspekte negative përsa i përket përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.
1.4.4 Aspekti i zhvillimit ekonomik me anë të shfrytëzimit të energjisë ujore, në këtë rajon kemi ndërtimin e Hidrocentraleve në lumin Devoll dhe në 5 vitet e fundit vënien në punë të centralit energjetik në lumin Osum në rrjedhën e sipërme të tij, pranë fshatit Qafëzez.

Si konkluzion për ndikimin që kanë faktorët fiziko-gjeografikë mund të themi se : zonat rurale janë më të ndikuara nga ky faktor, por edhe zonat urbane kanë ndikim të tërthortë, për shembull për hapësirën përkatëse: në rastin e një bilanci negativ ekonomiko-bujqësor të zonave rurale kjo do të çonte në rritjen e çmimit për produktet bujqësore të cilat banorët e zonave rurale i tregtojnë në zonat urbane, ky fenomen do të ndihej më shumë në zonën e Korçës në krahasim me zonat e tjera urbane në këtë rajon.

2.1 Faktori historik
Kjo zonë ka qënë e banuar që në periudhën e hershme të neolitit. Për këtë mund të përmendim shpellën e Trenit apo edhe vendbanimin neolitik të tipit palafit në Kamnik të Kolonjës, apo edhe tumat ilire te Kamenicës etj.
2.1.1 Në rrjedhën historike vendbanime të ndryshme të zonës kanë pësuar ulje dhe ngritje siç është rasti i Voskopojës e cila dikur është cilësuar “metropol” edhe ishte qëndra e tregtisë në këtë zonë, ndërsa sot e ka humbur rendësin e saj edhe është shëndruar në fshat turistik.
2.1.2 Rast tjetër është ai i fshatit Starovë i cili sipas Sami Frashrit në “Shqipëria dhe Shqiptarët” numëronte rreth 10000 banorë, kishte tregëti të zhvilluar, ndërsa sot është vetëm një lagje e qytetit të Pogradecit.
2.1.3 Edhe në Kolonjë fshatra si Starja apo edhe qyteti i Leskovikut që dikur ishin relativisht të zhvilluara sot e kanë humbur rëndësinë e tyre.
2.1.4 Qëndrat urbane më të rëndësishme të zonës si : Korça, Pogradeci edhe Erseka janë më të vonshme se ato që paraqitëm më sipër.
2.1.5 Një tjetër aspekt janë edhe luftërat të cilat në disa pjesë kanë ndikuar më shumë, si shembull po marrim zonën e Kolonjës ku në 1914 u masakruan rreth 800 banorë, që për kohën përkatëse ishte rreth 25% e popullsisë së zonës, ndërsa pothuajse e gjithë pjesa tjetër e popullsisë migroi ose emigroi, edhe e gjithë zona ishte e përfshirë nga sëmundjet epidemike.

2.2 Faktorët politikë
Pas vendosjes së sistemit të ekonomisë së lirë të tregut zona u përfshi nga lëvizje të pakontrolluara migruese qoftë të tipit nga zonat rurale në ato urbane brenda zonës por edhe të tipit midis dy zonave urbane brenda zonës ku qyteti i Korçës pësoi një fluks migrimi individësh dhe familjesh.
“Përse të gjithë drejt Korçës ?”
2.2.1 Korça ofron infrastrukturë më të mirë se lokacionet e tjera urbane të zonës.
2.2.2 Ofrohen mundësi më të mira arsimimi për të rinjtë(Universiteti Fan S. Noli).
2.2.3 Ka infrastrukturë më të zhvilluar shëndetësore sesa spitalet e tjera rajonale.
2.2.4 Ofron mundësi më të mira punësimi për të rinjtë në krahasim me qëndrat e tjera rurale dhe urbane të zonës.
2.2.5 Paraqet rëndësi gjeopolitike kombëtare pasi aty kalon aksi që lidh Shqipërinë me Greqinë dhe më gjerë.( dogana e Kapshticës ).

Popullsia sipas gjinisë

Popullsia totale e qarkut Korçë sipas INSTAT në 1/1/2013 është 226282 banorë, nga të cilët 114699 ose 50.68 % meshkuj dhe 111583 ose 49.32 % femra.

Nga kjo nxjerrim një koeficient mashkullniteti 1.02.

Ky raport gjinor mund të vijë si pasojë e disa faktorëve si : social dhe ekonomiko – shoqëror ose si pasojë e aborteve dhe përzgjedhjes së gjinisë së fëmijëve, pavarësisht migrimit më të madh të gjinisë mashkullore.

Ndryshimi i popullsisë në vitet 2011 – 2013.

Nga viti 2011 në vitin 2013 popullsia është shtuar me 5382 banorë ose 2.43 %. Kjo shtesë mund të kishte qënë më e lartë por një faktor kyç që luan rol është emigrimi dhe migrimi drejt rretheve të tjera , si edhe ulja e numrit të lindjeve si pasojë e faktorit ekonomik.

STATISTIKA INSTAT 2011

1.ME NDARJEN E RE ADMINISTRATIVE NUMRI I BASHKIVE NUK NDRYSHON.

2.Qyteti i Leskovikut nuk ka më bashki ndërkohë që dhe komunat nuk ekzistojnë më.

Popullsia urbane dhe rurale

Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale lidhet kjo ngushtësisht edhe me faktorin ekonomik pasi pjesa më e madhe e popullsisë merret me aktivitet bujqësor dhe blegtoral, i cili do shpjegohet më mirë në vazhdim.

Popullsia urbane : 87811 banorë

Popullsia rurale : 132546 banorë

Përkatësia etnike dhe kulturore

Siç shihet dhe nga grafiku popullsia është shumicë dominuese shqiptare në masën mbi 82 %. Të dytët janë maqedonasit me 1.78 % dhe më pas të tjerët.

Struktura etnike e popullsisë është dukshëm e qartë çka tregon rolin e rëndësishëm të faktorit social mbi ketë pjesë.

PËRKATESIA FETARE

Pjesa më e madhe e popullsisë i përket besimit mysliman : 58.98 % fakt i ndikuar ky nga faktori historik, më pas të dytët vijnë besimi ortodoks me 16.25 %, pasi popullsia e zonës është e ndikuar nga feja e shtetit fqinj lidhur ngushtë kjo me lëvizjet emigruese të banorëve të zonës. Një pjesë e popullatës 21.57% nuk kanë preferuar të përgjigjen.

STRUKTURA GJINORE SIPAS GRUPMOSHAVE
INSTAT 2011

POPULLSIA URBANE DHE RURALE SIPAS NDARJEVE ZONALE NË RAJONIN E KORÇËS. (INSTAT 2011)

Tabela me shpërndarjen e popullsisë në % sipas zonave ku popullsia ndahet në urbane dhe rurale

NDARJA E RE ADMINISTRATIVE

Advertisements

One thought on “Roli i faktoreve gjeo – fizike dhe i atyre humane dhe ekonomike mbi problematiken sociale ne zonen e Korces

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s