REFORMAT PER DALJEN NGA KRIZA E VITEVE 1929-1933

Punoi : Amarildo Shallas.

Reformat për daljen nga kriza e viteve 1929 – 1933 janë të lidhura ngushtësisht me shkaqet e kësaj krize ekonomike. Hapi i parë i reformave ishte ndryshimi i politikave fiskale dhe objektivave makroekonomikë nga ana e qeverive përkatëse të prekura nga kriza. Ekonomistët amerikanë dhe liderët politikë të këtyre vendeve[1] aplikonin “laissez-faire” ose vetë-rregullimin e ekonomisë para krizës, e cila çoi në krijimin e situatave monopol dhe kolapsit të tregjeve ndërsa pas saj një nga reformat ishte ndërhyrja e shtetit dhe aplikimi i disa aspekteve të teorisë Merkantiliste për të balancuar tregjet dhe buxhetin e bankave nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit duke i detyruar bankat të mbanin një kapital monetar bazë. Një reformë tjetër ishte edhe ndryshimi i politikave në marrëdhëniet tregtare midis shteteve dhe balancimi i të ardhurave, pasi kriza ishte globale dhe ekonomitë ishin të lidhura me njëra – tjetrën. Në SHBA mallrat kishin ngelur stok dhe ishin mbivlerësuar, ndërsa në Evropë kishte mungesë në tregje. Një tjetër hap ishte dhe ndërhyrja e shtetit për nxitjen e prodhimit vendas duke blerë nga prodhuesit mallrat të cilat kishin ngelur stok dhe duke nxitur prodhimin dhe punësimin. Shtimi i ndihmave monetare për biznesin dhe sipërmarrjen me qëllim të tërthortë nxitjen e punësimit. Kjo u realizua duke ulur rezervat e arit dhe duke rritur sasinë e kartëmonedhave në qarkullim. Në rastin e SHBA kjo zvogëloi normën e papunësisë nga 25.2% në 1933 në 14.3% në 1937.[2]

Qeveritë e vendeve të prekura nga kriza punuan dhe për mbajtjen konstant të normës së inflacionit. Një reformë tjetër ishte dhe përmirësimi i klimës së biznesit duke nxitur investitorët e huaj me anë të uljes së tarifave të larta doganore dhe duke lejuar që mallrat në vendet e prekura më shumë nga kriza të qarkullonin lirshëm dhe njëkohësisht duke përmirësuar situatën e tregjeve. Reforma u morën edhe në aspektin e nxitjes së konkurrencës dhe zhdukjes së monopoleve sidomos në sektorin  e korporatave energjitike. Një tjetër aspekt ishte edhe masat që u morën për të ulur aktivitetin ilegal të bizneseve të mëdha. Gjithashtu u mundua të zbutej shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave pasi vetëm 1 % e popullsisë fitonte 650 % më shumë se sa fitonin 10 % e popullsisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Bibliografi

Abdurazokzoda, F. Comparative Analysis of the great depresion (1929 – 1933) and the great recession (2007 – 2009).

Eigner, P., & Umlauft, T. (July 2015). The great depressions of 1929 – 1933 and 2007 – 2009. Parallels and Differences. Budapest.

Gordon, C. (2011). The Great Depresion as pedagogical theme for undergraduate business, economics and finance classes. Australian Journal of Economics education , fv. 1-17.

Hendricks, T., & Kempa, B. (2013). The Credit Channel in U.S. Economic History. Germany: http://www.academica.edu.

James Foreman – Peck; Andrew Hughes Hallet; Yue Ma. (10 November 1999). A mounthly econometric model of the transmission of the Great Depresion between the principal industrial economies. Economic Modelling.

Petts, D. D., & Lewis, D. Q. (2013). Heartbreak Hill: The landscapes of the Great depression in East Cleveland. East Cleveland.

Qarkaxhija, J. Kriza globale financiare dhe ndikimi i saj ne Kosove dhe Shqiperi.

Reynolds, A. (2009). The misure of economic history. Cato Journal , fv. 567-585.

US market crash. (a.d.). Gjetur në http://www.stockpickssystem.com/1929-stock-market-crash/

 

 

[1] SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe ishin vendet më të prekura nga kriza.

[2] Historical Statistics of the United States, Tables D9, E135, Y336; Economic Report of the President, Table B-79; Bureau of Economic Analysis; Bureau of Labor Statistics.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s