SHKOLLA GJEOGRAFIKE RUSE DHE PËRFAQESUESIT KRYESORË TË SAJ. RUSSIAN GEOGRAPHIC SCHOOL AND THE MAIN REPRESENTATIVES OF HER. ЩKOЛA ГEOГPAФИЧECKOЙ POCCИИ, A TAKЖE ПРЕДСТАВИТЕЛИ ОСНОВНЬІX EE.

image

Evolucioni i shkencës gjeografike në Rusi është relativisht i vonët në krahasim me gjeografinë e vendeve mesdhetare dhe atyre perëndimore, megjithëse në periudha të caktuara historike shkolla ruse e gjeografisë ka evidentuar dukshëm aspektin e saj cilësor, dhe kryesisht në fushën e gjeografisë fizike dhe në atë të pedogjeografisë e glaciologjisë. Qëllimi i kësaj eseje përveçse njohjes përshkrimore të historikut të shkollës ruse të gjeografisë është edhe sinteza dhe analiza e disa shkaqeve, kryesisht politike në ecurinë zhvillimore të kësaj shkence, e cila nga aspekti studimor na kushtëzon evidentimin e këtyre periudhave. Bashkëngjitur me evolucionin dhe dinamikën e gjeografisë kam bërë edhe trajtimin e figurave kryesore të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në këtë shkencë, duke sjellë risi jo vetëm në hapësirën gjeografike të shtetit Rus, por duke shfaqur interes botëror. Shpesh gjatë punimit mund të gjenden edhe situata krahasuese midis shkollës ruse dhe asaj perëndimore, këtë e kam bërë me tepër me qëllim për të evidentuar qartë karakteristikat kryesore dhe për të parë rolin e saj në kuadrin global. Krahas kësaj duhet theksuar se edhe gjeografia shqiptare, kushtëzuar më së shumti nga faktori politik, në periudhën komuniste (1945-1990) ka qënë totalisht e predominuar nga mendimi gjeografik rus.

Pozita gjeografike dhe kushtet gjeo – fizike, roli i tyre në evolucionin e gjeografisë. Rusia shtrihet në pjesën veriore të kontinentit të Azisë dhe ka si nënndarje dy rajone të mëdha, Rusia evropiane që fillon nga malet Urale dhe vazhdon drejt perëndimit, dhe Rusia aziatike që shtrihet nga Uralet deri në oqeanin Paqësor. Sipërfaqja e Rusisë është 17,075,200 km2, duke mbuluar mbi një të tetën e sipërfaqes tokësore të rruzullit duke qënë shteti me sipërfaqen më të madhe në botë dhe duke zënë rreth 40% të sipërfaqes së kontinentit Evropian. Rusia shtrihet në 11 zona kohore të ndryshme. Rusia ka rezervat më të mëdha botërore të mineraleve dhe energjisë, si dhe konsiderohet superfuqi e energjisë. Njëherësh, ka edhe rezervat më të mëdha të pyjeve, ndërsa liqenet e saj përbëjnë një të katërtën e ujërave të ëmbla të botës. Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë. Klima e Rusisë është klimë e shumëllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale paksa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta. Në pjesën perëndimore të Uraleve relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me borë. Në regjionet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Shteti i parë Rus u krijua në shekullin e XI-të. Kultura Ruse u formua si pasojë e ndërveprimit të kulturës sllave me atë bizantine. Pozita gjeografike e Rusisë ka ndikuar në studimin dhe evolucionin e shkencës së gjeografisë.

Shkolla gjeografike ruse dhe evolucioni i saj. Gjeografia në Rusi, si shkencë me formim të konsoliduar lindi në shek. XVII-të. Zhvillimi i gjeografisë në Rusi në krahasim me vendet e tjera të Evropës perëndimore ka qënë i ndryshëm, kjo për faktin se zhvillimi në Rusi nuk ka pasur ndërprerje në ecurinë dhe dinamikën e tij. Kjo ka bërë që në periudha të caktuara historike shkolla ruse të evidentohej edhe në aspektin global. “Shoqata gjeografike ruse” është një organizatë mësimore e cila ndodhet në Shën Peterburg. Ajo nxit eksplorimet dhe gjeografinë me anë të programeve kërkimore në fusha të cilat përfshijnë edhe oqeanografinë dhe etnologjinë. Shoqata është themeluar në 18 gusht 1845. Përpara revolucionit rus të vitit 1917 ajo është njohur si “ Shoqata gjeografike e perandorisë ruse”. Kjo shkollë ka degët e saj në rajonin Kaukaz, Irkutsk, Vilnius, Orenburg, Kiev, Omsk dhe në shumë qytete të tjera. Ajo ndihmoi në ngritjen e stacionit të parë polar në Rusi dhe ishte një ndër të parat që publikoi studime të detajuara mbi folklorin rus. Shoqata ka organizuar edhe ekspeditat e gjeografit të famshëm rus Semjonov Tianshanskit. Nga 1970 ajo ka publikuar më shumë se 2000 volume me literaturë gjeografike. Shoqata ka 4 departamente : departamenti i gjeografisë fizike, departamenti i gjeografisë matematike, departamenti i etnografisë dhe departamenti i statistikës. Nga kjo ndarje vërehet se prirja më e madhe është drejt gjeografisë fizike dhe asaj matematike. Fakulteti i gjeografisë në Rusi, pjesë e universitetit shtetëror të Moskës, Lomonosov është themeluar mbi bazat e departamentit të gjeografisë dhe etnografisë nga gjeografi dhe mësuesi Dimitri Anuçin (Dmitry N. Anuchin).

Përfaqësuesit kryesorë të shkollës gjeografike ruse. Një nga më të dëgjuarit është Lomonosovi. Ai hodhi themelet e metodologjisë materialiste në gjeografi, duke pohuar se bota që na rrethon ekziston sipas ligjeve natyrore. Ai në mënyrë vendimtare i dha fund shpjegimit arbitrar të dukurive të natyrës dhe shtroi themele të sigurta për të kuptuar thelbin e këtyre proceseve. Lomonosovi theksonte se një shkencëtar, para se të nisë një punim duhet të mbështetet mbi rregulla dhe themele të shëndosha. Lomonosovi hodhi bazat e parimit historik të njohjes gjeografike. Në veprat e tij ai shpjegon në mënyrë të qartë dhe shkencore proceset që ndodhin në sipërfaqen e Tokës, si: përbërjen e Tokës, tërmetet dhe shkaqet e tyre, krijimin e kontinenteve, dukuritë hidrologjike dhe klimatike. Ai shpiku dhe anemometrin. Ai shpjegoi idenë e unitetit dhe lidhjes reciproke të komponentëve të ndryshëm të mbështjelljes gjeografike. Idetë e tij u zbatuan në praktikë dhe u zhvilluan më tej nga përkrahësit e metodologjisë materialiste. Gjithashtu ai ka punuar dhe punime të karakterit ekonomiko – gjeografik dhe është i pari që përdori ketë emërtim në gjeografi. Një nga kontributet e tij është edhe përdorimi i metodës historike dhe asaj krahasuese në gjeografi.

Kulmi i gjeografisë ruse ka arritur gjatë viteve 60-të të shek. XIX-të, dhe duke vazhduar deri në fillimin e shek. XX-të. Gjatë kësaj periudhe në Evropën perëndimore gjeografia pati rënie dhe u la në harresë. Disa nga autorët dhe gjeografët më të njohur të kësaj periudhe ishin Semjonov – Tianshanski, Vojekovi, Anuçini dhe Dokuçajevi. Semjonovi u përpoq të bënte sintezën e ideve të Humboltit dhe të Riterit. Humbolti e zhvilloi gjeografinë si shkencë natyrore, ndërsa Riteri si shkencë që e studion objektin e vet në lidhje të ngushtë me njeriun. Semjonovi u përpoq ti bashkonte këto dy interpretime të shkencës gjeografike. Gjeografinë ai e konceptoi në kuptimin e gjerë dhe në atë të ngushtë. Në kuptimin e gjerë gjeografia është shkenca e studimit të tokës dhe përfshin në vetvete gjeografinë matematike, fizike, etnografike dhe statistikore. Në kuptimin e ngushtë ajo trajton “fiziko-grafinë e sipërfaqes tokësore” dhe përfshin gjeografinë matematike, astronomike, fizike dhe politike.

Një tjetër figurë shumë e njohur ishte dhe Dokuçajevi, i cili kontributin më të çmuar e ka dhënë në Pedogjeografi dhe në shkencat që studiojnë tokën. Sipas Dokuçajevit me gjithë arritjet e shkencave natyrore trupat studioheshin në mënyrë të veçantë dhe jo të shikuara në unitet dhe në korrelacion me njëri – tjetrin. Janë pikërisht këto korrelacione të cilat përbejnë thelbin e njohjes së natyrës sipas Dokuçajevit. Sipas tij, natyra dhe njerëzimi zhvillohen në një unitet me zhvillim të pandalshëm, që është nën impaktin e disa ligjësive të caktuara. Pikëpamjet e tij shërbyen për të krijuar konceptin bashkëkohor të gjeografisë fizike. Vend qendror në idetë e tij zë ideja e kompleksit natyror. Anuçini ishte ai i cili vazhdoi ideologjinë e Semjonovit dhe Dokuçajevit por duke futur dhe rolin e impaktin e faktorit njerëzor në kuptimin e thelbit gjeografik.

Gjeografia ruse në periudhën bolshevike. Gjatë kësaj periudhe u vunë re dy rryma kryesore. E para përfaqësohej nga punimet e Grigorejevit, i cili filloi një luftë të ashpër kundër trajtimit përshkrues dhe horologjik të proceseve natyrore në mbështjelljen gjeografike. Idetë e tij kishin si bazë konceptin mbi procesin unik fiziko – gjeografik dhe të mbështjelljeve fiziko – gjeografike të tokës si objekt i studimit të gjeografisë fizike. Sipas tij mbështjellja gjeografike ndryshon nga pjesët e tjera të rruzullit për arsyen se litosfera, hidrosfera dhe atmosfera ndërthuren dhe veprojnë në mënyrë të ndërsjellët midis tyre. Kjo ndodh për shkak të veprimit të vazhdueshëm të rrezatimit diellor dhe për shkak se vetëm këtu ekziston bota organike. Sipas Grigorejevit faktori kryesor që ndikon në strukturën dhe rregullimin e proceseve të mbështjelljes fiziko – gjeografike është rrezatimi diellor dhe ai i atmosferës. Në varësi të klimës formohen struktura të ndryshme të mjedisit gjeografik të cilat vendosen në formën e brezave të ndara në sektorë. Grigorejevi ka bërë një seri studimesh mbi shpërndarjen e brezave gjeo – fizikë në varësi të kushteve klimatike. Ai ishte i pari që solli në shkencë konceptin e mbështjelljes gjeografike dhe tërhoqi vëmendjen në zbatimin e metodave sasiore për njohjen e procesit gjeografik. Ky kishte dhe mangësitë e veta sepse nuk e shihte si një proces unik por si një proces të varur nga klima.

Një tjetër autor, Viernacki i cili u morr me rolin e faktorit biologjik dhe të elementëve kimikë në biosferë, pikëpamjet e të cilit lejuan trajtimin e mbështjelljes gjeografike shumë të thellë.

E dyta përfaqësohej nga Bergu dhe të tjerë studiues të ideologjisë së tij. Veçanërisht vepra e tij “Zonat e peizazheve gjeografike në bashkimin e republikave sovjetike” i dha një karakter të ri zhvillimi shkencës mbi peisazhin. Në këtë vepër janë trajtuar problemet që lindin si pasojë e bashkëveprimit midis peizazheve në tërësinë e tyre dhe si komponentë të veçantë. Ai e zhvilloi teorinë e tij nën ndikimin e Hetnerit dhe bëri disa gabime.

Analiza e parë shkencore mbi peizazhet u bë nga Pervuhin. Ai dha tezën se “metodat bazë për njohjen e shkencës së peizazheve janë rajonizimi dhe analiza tipologjike e territoreve”. Ai i dha rolin përcaktues trajtimit tipologjik deri aty sa me termin peizazh kuptonte jo një njësi territoriale unike por tipin e territorit.

Mbi të gjitha, pikëpamje më të vlefshme ka dhënë Stanislav Kalesnik, i cili theksonte se peizazhi duhet të ndahet dhe të njihet direkt në terren nëpërmjet fotografimit të peizazheve. Një problem madhor në teorinë e gjeografisë fizike në Rusi ishte se ndahej në drejtimin peizazhor dhe në atë gjeografik të përgjithshëm.

Të ardhmen e gjeografisë ruse e shoh si një thellim të karakterit të saj studimor gjeo – fizik, pasi dhe vetë fakulteti i gjeografisë në Universitetin shtetëror të Moskës, programet më të rëndësishme janë me karakter natyror dhe gjeografia shihet si një shkencë natyrore. Dhe vetë roli gjeopolitik që ka Rusia në arenën botërore mund të shërbejë si iniciativë për shumë studiues.

Bibliografi

Sabri, L., Resul, H., & Kola, E. (2013). Historia e mendimit gjeografik. Tiranë: west print.

Trojani, V. (2004). Gjeografia Fizike e Përgjithshme. Tiranë: Afërdita. faqet 10, 15, 34, 36, 63 etj.

https://halshs.archives-ouvertes.fr/halshs-00082222

https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjeografia_e_Rusis%C3%AB

https://sq.wikipedia.org/wiki/Rusia#Gjeografia

http://cominganarchy.com/2008/01/24/the-geography-of-russia-through-history/

http://www.flowofhistory.com/units/west/14/FC92

https://familysearch.org/learn/wiki/en/Russia_Historical_Geography

https://en.wikipedia.org/wiki/Vasily_Dokuchaev

https://en.wikipedia.org/wiki/Stanislav_Kalesnik

https://en.wikipedia.org/wiki/Russian_Geographical_Society

http://www.msu.ru/en/info/struct/depts/geogr.html

https://es.wikipedia.org/wiki/V%C3%ADktor_Sochava

Sibirica, Vol. 12, No. 2, Summer 2013: 72–87 © Berghahn Journals

doi:10.3167/sib.2013.120206

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s