Kriza ekonomike e viteve 1929-1933

Amarildo Shallas

University of Tirana, Albania

Përmbajtja

Prezantimi

Shkaqet e krizës

Pasojat

Reformat

Dalja nga kriza

Konkluzione

Literatura

Në punimin e mëposhtëm do të trajtohet kriza e viteve 1929 – 1933, e cila përfshiu fillimisht SHBA dhe më pas të gjithë botën. Kjo krizë ka rëndësi studimi sepse solli pasoja të rënda në SHBA jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe rrjedhimisht në aspekte sociale dhe kulturore.

Shkaqet e krizës së viteve 1929 – 1933 ndahen në dy grupe të mëdha: shkaqet e brendshme dhe shkaqet e jashtme. Tek të parat hyjnë këto: aplikimi i teorisë të gabuar ekonomike, siç ishte teoria “laissez-faire”, e cila bazohej në vetë-rregullimin e tregjeve. Objektivat makroekonomikë, të tillë si: synimi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, ulja e  papunësisë, ulja e inflacionit dhe balancimi i pagesave, nuk ishin në vëmendjen e duhur nga ana e qeverisë përkatëse. Aktiviteti ilegal në këto vite u rrit. Klima e biznesit nuk ishte e mirë. Kishte shpërndarje të pabarabartë të të ardhurave dhe të shërbimeve. Tregu ishte në dorën e kompanive të caktuara, duke u kthyer në një monopol të tyre. Tek shkaqet e jashtme hyjnë: marrëdhëniet jo të mira tregtare midis shteteve dhe mos balancimi i të ardhurave midis eksporteve dhe importeve. Ekonomitë ishin të lidhura midis tyre dhe problemet në një ekonomi të madhe mund të kalonin tek të tjerat, dhe më pas të ktheheshin përsëri mbrapsht në vendin e origjinës.

Pasojat ishin direkte dhe u vërejtën më shumë në strukturat e tregjeve, ku vlera e tregut ra me 85% nga 1929 deri në vitin 1932[1]. Norma e papunësisë u rrit në nivelet më të larta në historinë e SHBA duke arritur në 25.2% në vitin 1933, kur vetëm 4 vite më parë në 1929 ajo ishte 3.2%, pra brenda 4 vitesh papunësia u rrit me 22%[2]. Ajo u rrit gradualisht, përkatësisht me këto vlera: në 1930 – 8.9%, në 1931 – 16.3% dhe në 1932 – 24.1%[3]. Vlera e GDP reale ishte në rënie të vazhdueshme nga viti 1930 deri në 1933. Në 1930 GDP reale ishte 8.6% më pak sesa viti paraardhës[4]. Vlera më e lartë e ndryshimit ishte në 1932 ku GDP reale ishte 13.1% më e pakët se viti 1931[5]. Norma e inflacionit u ul në  -2.3 në 1930, -9 në 1931, për të arritur kulmin në vitin 1932 kur kapi vlerën -9.9[6]. Kriza bëri që shumë individë dhe sipërmarrje të mos paguanin për mallrat që merrnin, duke arritur një vlerë rekord prej 952 milion dollarë fatura të papaguara në 1929[7], dhe si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë ato zbritën në 7 milion dollarë[8] në 1935. Deficiti buxhetor po rritej vit pas viti nga 1934 deri në 1940. Rezervat monetare shtetërore arritën vlerën e 43 milion dollarëve[9] në 1929, e cila ishte një vlerë fare e vogël po ta krahasojmë me atë të vitit 1940 që ishte 6326 milion dollarë[10]. Një tjetër pasojë ishte dhe rënia e sasisë së parasë M2, që nënkupton të gjithë sasinë e parasë në qarkullim që përdoret për transaksione dhe depozitat e kursimeve deri në 1 vit. Kjo pati një ecuri negative nga 1930 deri në 1933, përkatësisht në raport me vitet paraardhëse kemi: 1930 -1.9%, 1931 -6.6%, 1932 -15.6% dhe 1933 me -10.6%[11].

Reformat për daljen nga kriza e viteve 1929 – 1933 janë të lidhura ngushtësisht me shkaqet e kësaj krize ekonomike. Hapi i parë i reformave ishte ndryshimi i politikave fiskale dhe objektivave makroekonomikë nga ana e qeverive përkatëse të prekura nga kriza[12]. Një nga reformat ishte ndërhyrja e shtetit dhe aplikimi i disa aspekteve të teorisë Merkantiliste për të balancuar tregjet dhe buxhetin e bankave nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit duke i detyruar bankat të mbanin një kapital monetar bazë. Një reformë tjetër ishte edhe ndryshimi i politikave në marrëdhëniet tregtare midis shteteve dhe balancimi i të ardhurave, pasi kriza ishte globale dhe ekonomitë ishin të lidhura me njëra – tjetrën. Në SHBA mallrat kishin ngelur stok dhe ishin mbivlerësuar, ndërsa në Evropë kishte mungesë në tregje. Një tjetër hap ishte shtimi i ndihmave monetare për biznesin dhe sipërmarrjen me qëllim të tërthortë nxitjen e punësimit. Kjo u realizua duke rritur sasinë e kartëmonedhave në qarkullim. Në rastin e SHBA kjo zvogëloi normën e papunësisë nga 25.2% në 1933 në 14.3% në 1937[13]. Një reformë tjetër ishte dhe përmirësimi i klimës së biznesit duke nxitur investitorët e huaj me anë të uljes së tarifave të larta doganore dhe duke lejuar që mallrat në vendet e prekura më shumë nga kriza të qarkullonin lirshëm dhe njëkohësisht duke përmirësuar situatën e tregjeve[14]. Reforma u morën edhe në aspektin e nxitjes së konkurrencës dhe zhdukjes së monopoleve sidomos në sektorin  e korporatave energjitike. Një tjetër aspekt ishte edhe masat që u morën për të ulur aktivitetin ilegal të bizneseve të mëdha. Gjithashtu u mundua të zbutej shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave pasi vetëm 1% e popullsisë fitonte 650% më shumë se sa fitonin 10% e popullsisë[15].

Dalja nga kriza erdhi pasi u ndërmorën reformat ekonomike. Përsa i përket tablosë  ekonomike dhe disa elementëve të politikës fiskale kemi këto të dhëna: GDP reale në vitin 1939 ishte 8.1% më e madhe në krahasim me vitin 1938, ndërsa GDP reale në 1940 ishte 8.8% më e lartë në krahasim me vitin 1939[16]; inflacioni në 1940 u ul në 0.7, duke qenë brenda vlerës së lejuar dhe të kontrolluar nga shteti; norma e papunësisë u ul në 14.6%[17] në vitin 1940; deficiti buxhetor si përqindje e GDP ishte në ulje pothuajse konstante nga viti 1934 deri në vitin 1940, përkatësisht për çdo vit deficiti ishte në ulje midis vlerave -5.9 në 1934 dhe -0.1 në 1938[18]. Rezervat e arit u rritën ndjeshëm në krahasim me periudhën e krizën, kështu në 1940 ato kapnin vlerën e 19865 milion $, ose 476%[19] më të larta sesa 10 vite më parë. Paraja në formën M2 ishte në rritje të vazhdueshme nga 1934 e në vazhdim, ku për periudhën 1934 – 1940 vlera maksimale e ndryshimit në % në raport me vitin paraardhës ishte në 1935 me 13.7%[20].

Kriza e viteve 1929 – 1933 erdhi si pasojë e aplikimit të teorisë së gabuar ekonomike të “laissez-faire” nga qeveria dhe ekonomistët amerikanë, e cila çoi në kolaps tregjet amerikanë dhe më pas gjithë botën. Kriza u nxit edhe nga mos orientimi i duhur i politikave dhe objektivave makroekonomikë, të tillë si zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe ulja e papunësisë dhe ulja e inflacionit, si edhe balancimi i pagesave. Kriza u nxit edhe nga shkalla e lartë e tregtisë ilegale dhe klimës jo të mirë të biznesit. Në ketë periudhë situata politike në Evropë ishte shumë e trazuar dhe kjo çoi në humbjen e ekuilibrave tregtare midis shteteve.

Literatura

  1. Abdurazokzoda, F. Comparative Analysis of the great depresion (1929 – 1933) and the great recession (2007 – 2009).                                                                                2. Eigner, P., & Umlauft, T. July 2015. The great depressions of 1929 – 1933 and 2007 – 2009. Parallels and Differences. Budapest.                                                    3. Gordon, C. 2011. The Great Depresion as pedagogical theme for undergraduate business, economics and finance classes. Australian Journal of Economics education 4. Hendricks, T., & Kempa, B. 2013. The Credit Channel in U.S. Economic History. Germany: http://www.academica.edu.                                                                               5. James Foreman – Peck; Andrew Hughes Hallet; Yue Ma. 10 November 1999. A mounthly econometric model of the transmission of the Great Depresion between the principal industrial economies. Economic Modelling.                                           6. Petts, D. D., & Lewis, D. Q. 2013. Heartbreak Hill: The landscapes of the Great depression in East Cleveland. East Cleveland.                                                           7. Qarkaxhija, J. Kriza globale financiare dhe ndikimi i saj ne Kosove dhe Shqiperi.     8. Reynolds, A. 2009. The misure of economic history. Cato Journal                        9. Shallas, A. 2015. Reformat për daljen nga kriza e viteve 1929 – 1933. Tiranë: wordpress, https://amarildoshallas.wordpress.com                                                   10. US market crash, Gjetur në http://www.stockpickssystem.com/1929-stock-market-crash/

 

[1] Jusuf Qarkaxhija, Kriza globale financiare dhe ndikimi i saj në Kosovë dhe Shqipëri, faqe 4.

[2] Alan Reynolds, 2009, The miser of economic history, Cato Journal, fq. 570

[3] Alan Reynolds, 2009, The miser of economic history, Cato Journal, fq 570

[4] Po aty, fq. 570

[5] Po aty, fq. 570

[6] Po aty, fq. 570, Tabela 1

[7] Po aty, fq. 572

[8] Po aty, fq. 572, Tabela 2

[9] Po aty, fq. 572, Tabela 2

[10] Po aty, fq. 572

[11] Po aty, fq. 572, Tabela 2

[12] Amarildo Shallas, 2015, Reforms to overcome financial crisis of 1929 – 1933, http://www.gov-al.academia.edu/amarildoshallas

[13] Alan Reynolds, 2009, Cato Journal, fq. 570

[14] Amarildo Shallas, 2015, Reforms to overcome financial crisis of 1929 – 1933

[15] US market crash, http://www.stockpickssystem.com/1929-stock-market-crash/

[16] Alan Reynolds, 2009, Cato Journal, fq. 570

[17] Po aty, fq. 570

[18] Alan Reynolds, 2009, Cato Journal, fq. 570

[19] Shifër e punuar vetë

[20] Alan Reynolds, 2009, Cato Journal, fq. 570

 

Advertisements

One thought on “Kriza ekonomike e viteve 1929-1933

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s