Pse po shkatërrohet parku artificial i liqenit të Tiranës ?, “Mbeturinat që duan të shkatërrojnë mbeturinat” ?

Amarildo Shallas, Tiranë, 08/03/2016

l1 Një problem që po shqetëson shoqërinë civile dhe banorët e qytetit të Tiranës kohët e fundit, është ndërtimi i një parku lojërash tek liqeni artificial i Tiranës, pika e vetme e qytetit ku mund të thuash se mund të marrësh frymë lirshëm. Natyrisht, që ketë lëvizje të shoqërisë civile jam përpjekur ta shoh në dy këndvështrime, si optimist dhe si pesimist. Në rastin e parë mund të them se lëvizja është e drejtë sepse me projektin e fundit, ai që quhet parku artificial i liqenit do ngelet vetëm në memorien e banorëve të Tiranës, sepse hap pas hapi, po shndërrohet në një hapësire për biznese, lokale, restorante, dhe lloje të tjerash aktivitetesh ekonomike. E si të mos mjaftonte ky barbarizëm duan të ndërtojnë edhe një shëtitore të re e cila zgjatet deri në brendësi të liqenit dhe ndërtimin në brendësi të liqenit të një pishine publike lundruese e cila do të mbulohet nga një platformë dritash. Pjesa e përfolur se do të ndërtohet vetëm një “park ekologjik”, brenda parkut është vetëm maja e Ajsbergut.

Në rastin e dytë një pjesë e fajit bie drejtpërdrejt tek shoqëria civile, banorët e Tiranës, dhe ajo që është më e rëndësishmja te AMBJENTALISTËT, EKOLOGËT DHE GJEOGRAFËT. Ku kanë qenë këto individë e kjo shoqëri kur në vitet e fundit, parku është keqadministruar nga pushteti lokal ?, Përse duhet të protestojnë pikërisht tani që “laku ju shkoi në fyt” ?, Përse nuk ka studime të mirëfillta ekonomike dhe shkencore që të nxjerrin në pah “vlerat e ruajtjes” dhe “vlerat e ekzistencës” së këtij parku ?, Ku janë studimet mbi vlerat e biodiversitetit të parkut dhe të hapësirës përreth ?

Ekziston një fenomen i përdorur nga njerëz shumë të aftë që unë preferoj ta quaj: “sindroma e fshatarëve modernë”. Pikërisht ky fenomen ka çuar në shkatërrimin e “padukshëm” të parkut në 25 vitet e fundit. Pak nga pak sipërfaqja e parkut është përgjysmuar dhe për çudi askush nuk ka bërtitur e protestuar. Që ta kuptoni më mirë ketë po ju jap një shembull: kur një fëmijë i vogël luan me top, dhe një tjetër fëmijë më i madh se ai shkon dhe ja merr atë, fëmija i vogël do fillojë të qajë, dhe, për ta pushuar atë ka dy zgjidhje, dhe njëra prej tyre është dhënia e një topi më të vogël ose e një lodre tjetër për të luajtur, dhe për të mos e pasur mendjen tek topi i tij. Pra, në qoftë se sot po protestohet, mos mendoni se ai është problemi kryesor, jo jo, është vetëm një lojë, një lojë e fëlliqur që për fat të keq, është një gangrenë për shoqërinë shqiptare. Dhe, miqtë e mi, mos u habisni kur mbas 20 vitesh parku të jetë zhdukur. E kanë përdorur ketë lojë shtete të mëdha, e kanë përdorur organizata ndërkombëtare, dhe fatkeqësisht po e “keqpërdorin” shqiptarët.

Literatura e përdorur dhe sajte për informacion të detajuar :

http://www.mapo.al/2012/01/plani-i-ri-urbanistik-basha-tirana-me-shume-qendra-modeli-yne-ekonomik

http://www.panorama.com.al/prezantohet-plani-i-ri-urbanistik-tirana-me-7-qendra-dhe-5-unaza/

http://www.immokontakt.al/planet-urbanistike-te-tiranes-ne-vite

https://www.shqiperia.com/Plani-urbanistik-qe-shkaterron-Tiranen.19685/

http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=846%3Asi-do-te-ndertohet-ne-tirane-plani-i-ri-urbanistik&Itemid=74

http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/17/veliaj-do-ta-anulloj-planin-urbanistik-t%C3%AB-bash%C3%ABs

http://www.oranews.tv/vendi/parku-i-lojerave-per-femije-bashkia-publikon-lejen-nga-keshilli-kombetar-i-territorit/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s