Industrial development in Cologne municipality during communism years 1945 – 1990

gis-map

Përsa i përket zhvillimit industrial në bashkinë e Kolonjës mund të themi se ai nuk ka luajtur ndonjë rol të veçantë në zhvillimet industriale dhe ekonomike të vendit. Industria ka qënë dhe mbetet e kufizuar vetëm me një numër degësh të caktuara të industrisë së lehtë. Ndër industritë kryesore gjatë periudhës komuniste mund të përmendim ato të përpunimit të drurit, të prodhimeve artizanale si poçaritë, metal-punuesit, marangozët, punishtet ushqimore dhe punishte të tjera artizanati. Objekti i këtij punimi është analiza e ndryshimeve hapësinore të “rajoneve industriale” në ketë zonë në raport me vitet paraardhëse dhe pasardhëse.

Ndikimi i faktorëve gjeografike në zhvillimin e industrisë vlerësohet si parësor në zhvillimet industriale, duke marrë në konsideratë largësinë e madhe gjeografike me qendrat e tjera të zhvilluara ekonomikisht dhe zonat industriale të vendit. Gjatë periudhës 1945 – 1990 zona vlerësohej si mjaft e pasur me pasuri pyjore e me lëndë drusore që viheshin në funksion të industrisë së ndërtimit. Me shfrytëzimin e pyjeve merrej Ndërmarrja Shtetërore e Shfrytëzim – përpunimit të drurit. Sipas të dhënave midis viteve 1945 – 1970, kjo ndërmarrje prodhonte mesatarisht17500 m3 lëndë të punuar dhe 33000 m3 dru zjarri[1].

Në rastin e industrisë së përpunimit të drurit lënda e parë paraqitet si element pozitiv në tërësi, kjo për arsye të vendosjes së industrive përpunuese pranë lëndës së parë. …..

[1]Seksioni i Arsim – Kulturës, 1971, KOLONJA, material ndihmës për studimin e vëndlindjes. Ersekë: D.A.R. Ersekë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s