OSM dhe e ardhmja e Open Source në Shqipëri

Avancimi i teknologjisë së informacionit gjeografik ka bërë që ai të jetë i arritshëm nga një numër i konsiderueshëm personash, dhe jo vetëm specialistë të fushës. Duke e parë në ketë këndvështrim  një rëndësi gjithnjë e më të madhe po marrin platformat e hapura ku të gjithë personat e interesuar nga fusha të ndryshme studimore mund ti përdorin për qëllime të analizave hapësinore të dukurive apo proceseve të caktuara.

Platforma si OpenStreetMap (OSM), QGis etj, kanë rezultuar tepër të suksesshme si nga ana e përfitimeve teknike ashtu edhe si promotorë dhe nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm të teknologjisë së informacionit gjeografik.

Disa nga avantazhet e OSM janë se:

  • të dhënat dhe informacioni mund të mirëmbahen nga një komunitet lokal për një zonë të caktuar, duke rritur saktësinë dhe nivelin e informacionit;
  • ju jepet prioritet ideve të reja;
  • ju jepet më shumë hapësirë të rinjve;
  • përfshihen më shumë shtresa në hartë ku krahas karakterit gjeografik, harta merr karakter të ndërthurur socio – gjeografik;
  • informacioni ofrohet pa pagesë, jo vetëm për mirëmbajtësit por për të gjithë personat e interesuar;
  • nuk ka kriter mbi limitin e sasisë së informacionit që mund të merret;

Disavantazhi i vetëm është se nuk ka një kriter të simboleve hartografike të unifikuar sipas kritereve të paracaktuara shkencore ndërkombëtare.

Dhe duke marrë parasysh që jemi drejt një epoke ku informacioni nuk mund të jetë pronë e askujt, lind natyrshëm pyetja. A duhet që dhe Shqipëria dhe shqiptarët të përfshihen më tepër në platforma të hapura ? A duhet të kemi një vizion ndryshe të mënyrës se si e shohim të ardhmen ?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s