“Territorialiteti” si koncept I gjithanshËm gjeografik

•Territorialiteti si dukuri nënkupton një formë ekzistence të njëtrajtshme dhe afatshkurtër, nga një këndvështrim i paracaktuar, në përputhje me subjektin kryesor të studimit të territorit. ( territori i tufave të kafshëve migruese, rasti i kafshëve mishngrënëse; territoti i studimit, rasti i institucioneve arsimore ).

•Territorialiteti si proçes nënkupton një formë ekzistence me disa trajta dhe afatmesme, nga 2 – 4 këndvështrime të paracaktuara ( koha, hapësira, shpejtësia, dinamika, distanca ), në përputhje me ndërvarësinë e elementëve brenda kufirit të territorit, i cili paraqitet i ndryshueshëm në varësi të dinamikës dhe zhvillimit. ( territori i kafshëve të lartësive, rasti i zinxhirit ushqimor, rasti i majmunit në Afrikë ( Etiopi ) është tipik; territori për qëllime banimi, rasti i shoqërisë njerëzore në periudhën 8000 – 4000 vjet para krishtit ).

•Territorialiteti si fenomen nënkupton një formë ekzistence me disa trajta dhe afatgjatë, nga 5 ose më shumë këndvështrime të paracaktuara, në përputhje me dinamikën e ndërvarësisë së territorit dhe elementëve të tij me territore të tjera. ( territori i gjerrë i kafshëve si pasojë e bashkëveprimit të kafshëve midis territoreve të tjera më të vogla me veçori specifike që kur ndërthuren japin si produkt një territor të unifikuar; territori urban, rural etj ).

•Territorialiteti është një term që përdoret në fusha të ndryshme të gjeografisë, por ato më të rëndësishmet janë:

1.Gjeografia politike dhe gjeopolitika

2.Biogjeografia

3.Gjeografia e rregullimit të territorit

4.Gjeografia e popullsisë

5.Gjeografia rurale/urbane/rajonale

Territorialiteti si koncept i gjeografisë politike dhe gjeopolitikës –

1.Ekuilibri midis hapësirës gjeografike dhe proçeseve që ndodhin mbi këtë hapësirë

2.Si potencial për mosmarrveshje kufitare midis territoreve me pabarazi zhvillimi

3.Ndërthurje e territorit ajror, tokësor dhe detar

4.Si dukuri, proces apo fenomen brenda kufijëve të një shteti

•Territorialitet quajmë identitetin hapësinor që është produkt/pasojë i ndërveprimit të një individi dhe/ose grupi shoqëror me hapësirën gjeografike në të cilën është i përshtatur. ( Amarildo Shallas )

Territorialiteti dhe ndarja administrative –

•Ndarja administrative sheh territorialitetin si nënkuptues të saj.

•Problemet me të kuptuarin e territorialitetit gjatë ndarjeve administrative kombëtare.

•Problemi i kufijëve të paracaktuara nga palë të treta

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s